Kategori: Lajme Organizatat: US Embassy
WiSciKosovo Camp, kampi i parë për herë të parë për vajzat në Kosovë, është iniciuar dhe mundësuar nga Fondacioni Millennium Kosova (MFK) dhe Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).
Gjatë 10 ditëve, kampi WiSciKosovo mblodhi njëqind vajza nga Kosova, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëria dhe SH.B.A.-të, në një program edukativ që përfshin tema të tilla si robotika dhe kodimi, teknologjia e dronit, burimet e rinovueshme të energjisë, teknologjitë e ndërtimit dhe të tjera klasa që frymëzuan vajzat të jenë të guximshme, të përparojnë në arsim dhe sipërmarrje, të zhvillojnë besimin dhe aftësitë e tyre drejtuese. Ky kamp kishte për qëllim të fuqizojë vajzat për udhëheqje në fushat e tyre të ardhshme dhe i inkurajoi ata të ndjekin ndonjë nga rrugët profesionale të ofruara në STEAM.
Lexo më shumë