image

Deklaratë nga Ambasadorja Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, Përfaqësuese Speciale e BE-së

Kategori: Lajme
Organizatat: EU
Etiketat:

Deklaratë nga Ambasadorja Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, Përfaqësuese Speciale e BE-së:

“Shoqëria e Kosovës, si shumë të tjera në Evropë dhe në mbarë botën, po përballet me një krizë të pashembullt shëndetësore që urgjentisht ka nevojë për reagim me kohë nga të gjitha autoritetet e Kosovës, të shoqëruar me përgjigje dhe bashkëpunim nga të gjithë qytetarët e saj. Vetëm me frymë bashkëpunimi dhe solidariteti ne mund t’i kapërcejmë së bashku efektet e pandemisë COVID-19.

Theksoj në veçanti rëndësinë e arritjes tek komunitetet më të prekshme dhe të izoluara të cilat janë veçanërisht të pafavorizuara në lidhje me qasjen në shërbimet esenciale.

Në rrethanat e tilla urgjente, është koha për t’i lënë mënjanë dallimet politike dhe debatet e padobishme. Kosova duhet ta forcojë bashkëpunimin ndërinstitucional dhe bashkëveprimin rajonal në mënyrë që ta mundësojë çdo asistencë të mundshme për ata që preken nga COVID-19.

Në këtë kontekst, e lavdëroj shumë deklaratën e përbashkët të lëshuar nga Ministri Vitia dhe Ministri Jevtiq më 2 prill 2020 dhe të gjitha përpjekjet tjera të institucioneve të Kosovës që synojnë rritjen e bashkëpunimit dhe ofrimin e përkrahjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Është me rëndësi parësore që qytetarët, në mbarë Kosovën, në çdo komunë të marrin informata të qarta se cilat shërbime janë në dispozicion të tyre dhe si mund të asistohen në parandalim dhe në rast të infeksionit”.

Lexoni më shumë