IOM ndihmoi 66 familje shtesë të cenueshme me ushqime dhe sende jo-ushqimore

Kategori: Lajme
Organizatat: European Union Kosovo , EU , IOM
Etiketat:

Si vazhdim i përgjigjes së shpejtë ndaj COVID-19, në periudhën nga 8-12 maj 2020, IOM, përmes projektit të saj EU-RRK V, asistoi 66 familje shtesë të prekshme me ushqime dhe artikuj jo-ushqimorë në komunat e Fushë Kosova / Kosova Polje, Istog / Istok dhe Gjakovë / Djakovica. Kjo sjell numërimin në një total prej 252 familjeve të asistuara deri më tani dhe kjo shpërndarje përfundon përgjigjen e menjëhershme të urgjencës. Kjo mbështetje shtesë u aprovua nga Zyra e BE në Kosovë në kontekstin e ndihmës urgjente për të ndihmuar familjet në nevojë si përgjigje ndaj shpërthimit të COVID-19.

Siç ishte në shpërndarjet e mëparshme, së bashku me paketat, përfituesit kanë marrë edhe fletëpalosje dhe postera të OBSH për masat e mbrojtjes COVID-19.

BE-Kthimi dhe Ri-integrimi në Kosovë faza V (EU-RRK V) është një projekt i financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë në partneritet me Ministrinë e Komuniteteve dhe Kthimit (MCR), dhe implementuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) .