image

Vizioni im për Kosovën: shtëpi e evropianëve të rinj

Kategori: Lajme
Organizatat: EU
Etiketat:

Ky është viti im i katërt në Kosovë; një moment i mirë për t’i analizuar arritjet tona të përbashkëta dhe sfidat që mbesin. Para se të vija në Prishtinë, dëgjova që Kosova është shtëpia e “evropianëve të rinj”. Nuk isha e sigurt çfarë nënkuptonte kjo në atë kohë përveç referencës për demografinë e Kosovës. Por tani mund të them me bindje të plotë që rinia e Kosovës është mbresëlënëse në numër dhe cilësi. Kam marrë pjesë në shumë debate në shkolla e universitete, ku u përballa me të rinj të angazhuar e me mendim kritik, të cilët në të njëjtën kohë janë pro-evropianë të fortë. Ata janë pasuria më e madhe e Kosovës. Atyre duhet t’u ofrohet mbështetje dhe mundësi për të përparuar dhe për ta udhëhequr Kosovën. Që kjo të ndodhë, Kosovës i duhet një sistem bashkëkohor i arsimit; që është i pajisur siç duhet për t’i trajtuar sfidat bashkëkohore. Për fat të keq, rezultati PISA-s tregon që ende nuk jemi atje. Nevojiten më shumë përpjekje për ta ndryshuar këtë trend, që është arsyeja pse ne, si BE, e kemi vendosur arsimin si përparësi kryesore në ndihmën tonë për Kosovën. Shpresojmë që vendosmëria jonë për të ndikuar në ndryshim do të përputhet me politikëbërësit e Kosovës, qoftë në qeveri apo në opozitë. Lexoni më shumë në: http://bit.ly/2QXC29i