image

KCSF: Grante institucionale

Kategori: Thirrje të hapura
Organizatat: KCSF
Etiketat:

Angazhimi për Veprim të Përbashkët (EJA Kosovë) është program i KCSF-së që mbështet nismat e shoqërisë civile përmes granteve dhe ndërtimit të kapaciteteve me synimin e përgjithshëm për t’i kontribuar një shoqërie demokratike e gjithëpërfshirëse në Kosovë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Duke vënë në plan të parë angazhimin dhe pjesëmarrjen e qytetarëve përgjatë tërë punës së shoqërisë civile, EJA Kosovë synon të kontribuojë drejt dy qëllimeve kryesore ku: (a) shoqëria civile shfrytëzon hapësirat për avokim dhe synon krijimin e mundësive/hapësirave të reja për pjesëmarrje të qytetarëve dhe qytetareve në formësimin e çështjeve me interes publik dhe (b) organizatat e shoqërisë civile forcojnë lidhjet me qytetarë dhe përmirësojnë llogaridhënien dhe transparencën ndaj anëtarëve dhe publikut të gjerë.

Grantet institucionale synojnë të mbështesin zbatimin e strategjive të organizatave dhe, krahas forcimit të kapaciteteve të brendshme organizative, të bëhen zëri i qytetarëve në fushat tematike që i mbulojnë. Mbështetja financiare për punën e organizatës ka për qëllim të mbështesë organizatat që janë akter të ndryshimit dhe për të vepruar dhe kontribuar në zhvillimet kryesore shoqërore në fushën e tyre të ekspertizës. Për më tepër, grantet institucionale u japin mundësi organizatave që të adresojnë çështje të identifikuara në mënyrë të vazhdueshme dhe sa herë që paraqiten, pa qenë nevoja t’i planifikojnë ato paraprakisht në detaje si në rastin e granteve për projekte. Për zhvillim organizativ nuk mund të ndahen më shumë se 15% të buxhetit të përgjithshëm të propozuar.

Lexo më shumë