image

Duke shtypur rrugën e tyre drejt një Kosove më të sigurt

Kategori: Lajme
Organizatat: Mitrovica Innovation Center , NGO LINK , UNMIK , Center for Diversity and Minority Development (SMAART) , GIC
Etiketat:

“Tani të gjithë duhet të punojmë së bashku, pavarësisht a jeni i zi apo i bardhë.”

Luftimi i “armikut të përbashkët” ka bashkuar zbuluesit e rinj nga mbarë Kosova për t’i shtypur përmes printerëve 3D pajisjet mbrojtëse, duke mbrojtur kështu punonjësit e vijës së parë të frontit në një kohë të mungesës globale të këtyre mbrojtëseve.

Një numër organizatash në Kosovë, duke përfshirë tri sosh të ndihmuara nga UNMIK-u, kanë udhëhequr aktivitetet për shtypjen e këtyre pajisjeve deficitare përmes printerëve 3D.

Asnjë moment i humbur

Që nga muaji mars, OJQ-ja nga Mitrovica  LINK shfrytëzoi kapacitetet e saj dhe filloi shtypjen e mbrojtëseve për fytyrë, ku deri më tani ka prodhuar dhe shpërndarë 450 mbrojtëse për punëtorët në Mitrovicë dhe në pjesët e tjera të Kosovës.    

Drejtori i LINK-ut Marko Rakiq tha se ekipi i tij i ka analizuar nevojat dhe është përpjekur t’i maksimizojë resurset e veta, duke u mbështetur në punën e vullnetarëve.

“Kjo ishte më e mira që mund ta bënim dhe ajo çka njerëzve u nevojitej në atë kohë,” tha ai.

Lexo më shumë