image

Ekipi i Learn My Language - Kaya's Art shkoi në Vrbovac për të shpërndarë pako për studentët e kurseve të tyre

Kategori: Lajme
Organizatat: United Youth Task Force , NGO PEN , UNICEF , UNMIK
Etiketat:

Javen e kaluar, ekipi i Learn My Language - Kaya's Art shkoi në Vrbovac për të shpërndarë pako për studentët e kurseve të tyre të cilat përmbanin: një duks, një fletore, një stilolaps, një maskë, një fjalor shqip-serbisht dhe një dezinfektues.

Përmes këtyre materialeve, ekipi shpresoi të ndihmojë pak në përhapjen e vetëdijes për situatën aktuale të pandemisë dhe gjithashtu t'u sigurojë atyre materialet e nevojshme për kurset virtuale që do të fillojnë këtë javë.

Ky projekt u bë i mundur nga UNICEF Innovations Lab Kosovo dhe Programi UNMIK për Rininë, Paqen dhe Sigurinë në partneritet me PEN - Peer Educators Network dhe United Youth Task Force si pjesë e punëtorisë "Rinia e Bashkuar kundër COVID-19".
Lexo më shumë