image

Mobilizimi i mbështetjes multi-etnike kundër pandemisë së koronavirusit

Kategori: Lajme
Organizatat: Ministria e Shendetesise , NGO LINK , UNMIK
Etiketat:

Një OJQ në Kosovë mobilizoi rininë e komuniteteve të ndryshme për të prodhuar brenda tri ditësh 15,000 mburoja të fytyrës, për të ndihmuar në mbrojtjen e punëtorëvë në linjë të parë gjatë një periudhe të mungesës globale.
 
Në nëntor 2020, me mbështetjen e UNMIK-ut, OJQ LINK, moblodhi një ekip multietnik prej 20 të rinjëve vullnetarë  për reagim të shpejtë në objektin e tyre në Mitrovicë të Veriut për të montuar pajisjet mbrojtëse.
 
Duke u përpjekur për zero mbeturina, OJQ bashkëpunoi me një kompani fillestare të quajtur Cikli 3D për të përpunuar të gjitha mbetjet e papërdorura plastike për përdorim të mëtejshëm, të tilla si krijimi i fijeve të nevojshme për të prodhuar mburoja shtesë të fytyrës.

Duke i mbrojtur mbrojtësit

Në dhjetor, LINK distribuoi Pajisjet Personale Mbrojtëse (PPM) në institucione shëndetësore dhe në ndërmarrje për shërbime publike që janë në vijën e parë të frontit në ballafaqim me pandeminë gjithandej në Kosovë.  
 
Zëvendësministri i Shëndetësisë Pjetër Ndou pranoi 12,500 mburoja të fytyrës nga kjo OJQ, për t’iu shpërndarë pastaj punëtorëve shëndetësorë në mbarë Kosvën.  
 
“Çdo ndihmë që i vie Ministrisë së Shëndëtësisë është e mirëseardhur,” Ndou tha. “Ne jemi të përkushtuar që t’i shpërndajmë në mënyrë racionale dhe t’u ndihmojmë atyre që kanë nevojë për ndihmë.”

Përveç mbështetjes së Ministrisë së Shëndetësisë të Kosovës, LINK dorëzoi 1,500 mburoja fytyre në Spitalin e Mitrovicës së Veriut dhe institucione të tjera shëndetësore nën administrimin e Ministrisë së Shëndetësisë të Serbisë, 300 në spitalin publik në Mitrovicën e Jugut, 250 në spitalin publik në Kamenicë/Komuna e Kamenicës, 50 në qendrën shëndetësore në komunën Zubin Potok, dhe 400 të tjera në stacionet policore dhe ndërmarrjet lokale në rajonin e Mitrovicës.

Lexo më shumë