image

Seri uebinarësh: Youth as Human Rights Defenders

Kategori: Lajme
Organizatat: YIHR KS , UNDP , NGO Sokrat , UNDP
Etiketat:

YIHR KS në bashkëpunim me organizatën partnere NVO Sokrat organizoi me sukses webinarin e radhës me nxënës/e të shkollave të mesme nga Komunat e Ferizajit dhe Prishtinës.
Ky webinar kishte për synim që t’i mësojë nxënësit/et në tërësi mbi konceptet bazë të të drejtave të njeriut në mënyrë që t’i identifikojnë dhe mbrojnë ato, t’i orientojë ata/ato që të kenë qasje sa më shumë në të ardhmen në këtë fushë, si dhe për të nxitur mendimin e tyre kritik e analitik si aktivistë të ardhshëm të drejtave të njeriut. Pjesëmarrësit patën mundësi fillimisht të mësonin për aspektin teorik dhe bazën ligjore mbi mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe grupeve të margjinalizuara në veçanti.

Përmes punës në grupe pjesëmarrësit patën mundësinë që njohuritë e fituara t’i zbatojnë në praktikë duke ofruar zgjidhje se si duhet promovuar përfshirjen e të gjitha grupeve si në institucione ashtu edhe në shoqëri.

Aktiviteti përfundoi me certifikim virtual të pjesëmarrësve.

Ligjërues në këtë aktivitet ishte Florent Spahija, Këshilltar Ligjor në Institutin Demokratik të Kosovës.

Kjo punëtori u mbajt më 23 - 24 janar 2021, përmes platformës Zoom.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit "Fuqizimi i Komuniteteve, Rinisë dhe Grave për një Sundim efektiv të Ligjit dhe Qasje në Drejtësi në Kosovë", i cili implementohet nga Youth Initiative for Human Rights - Kosovo (YIHR KS) dhe organizata NVO Sokrat, me mbështetje nga UNDP Kosovo.
Lexo më shumë