image

Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore (SGG) i kërkon qeverisë të marrë masa për të adresuar efektet ekonomike të pandemisë COVID19

Kategori: Lajme
Organizatat: KIPRED , Kosovar Gender Studies Center , EUSR , OSCE , UNICEF , UNFPA , EULEX , UN Women , UNMIK , UNHCR , UN Habitat , IOM
Etiketat:

Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore (SGG) i kërkon qeverisë të marrë masa për të adresuar efektet ekonomike të pandemisë COVID-19 tek gratë dhe vajzat

Ndikimi ekonomik i pandemisë COVID-19 do të jetë i thellë, pasi po e sjell ekonominë botërore drejt një recesioni. Dëshmi të reja mbi ndikimin e COVID-19 sugjerojnë që situata ekonomike e grave do të preket në mënyrë disproporcionale nga ajo e burrave. Në të gjithë globin, përfshirë edhe Kosovën, gratë fitojnë më pak, kanë kursime më pak, mbajnë punë më pak të sigurta dhe punësohen më shumë në sektorin joformal. Gratë kanë më pak akses në mbrojtjen sociale dhe përfaqësojnë shumicën e familjeve me prind vetushqyes. Prandaj mundësitë e tyre për t’u përballuar me tronditjet ekonomike janë më të vogla se sa mundësitë e burrave.

Në Kosovë, si rezultat i mbylljes së përkohshme të shumë veprimtarive ekonomike, gratë, të cilat mbajnë pjesën më të madhe të barrës së përgjegjësive të kujdesit dhe punëve të shtëpisë, janë më të ekspozuara ndaj shkeljes së të drejtave të tyre. Përafërsisht 30% e grave të punësuara në sektorin privat në Kosovë punojnë në mënyrë joformale, dhe nuk janë në gjendje të përfitojnë nga mbështetja e sigurimeve shoqërore, si dhe kanë më shumë mundësi të përballen me shqetësime financiare.[1] Për më tepër, ato shpesh nuk janë në gjendje të marrin masa parandaluese shëndetësore për shkak të mjeteve më të vogla ekonomike, duke krijuar rrezik më të madh të ekspozimit ndaj COVID-19. Gratë e vetëpunësuara në bizneset familjare, dhe ato që kryejnë veprimtari thelbësore, të tilla si shitja me pakicë, puna farmaceutike, shëndetësore dhe sociale, përballen me rreziqe të ngjashme. [2] Barra të rënduara të punës për kujdes të papaguar për gratë dhe vajzat janë identifikuar gjithashtu në Kosovë, ku përgjegjësitë e kujdesit vendosen tek gratë dhe vajzat, të cilat kujdesen për anëtarët e sëmurë të familjes, dhe të moshuarit. Mbyllja e shkollave përkeqëson edhe më tej këto ngarkesa për gratë dhe vajzat, të cilat kanë edhe përgjegjësinë shtesë për t'u kujdesur për fëmijët.

Lexo më shumë