Marrëveshje për krijimin e databazës të integruar për rastet e dhunës në familje

Më 14 mars 2019 u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi për bazën e të dhënave të integruar për rastet e dhunës në familje ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Policisë së Kosovës. Kjo bazë e integruar e të dhënave do të mundësojë monitorimin dhe ndjekjen e rasteve të dhunës në familje në Kosovë, por mbi të gjitha do të rrisë llogaridhënien për rastet e dhunës. Projekti i financuar nga BE dhe zbatuar nga UN Women. Lexoni më shumë: http://eca.unwomen.org/pt/news/stories/2019/04/kosovo-to-start-using-an-integrated-database-for-cases-of-domestic-violence