Turneu i debatit të gjelbër

Përmes projektit Green Debate Tournament, ne synojmë të forcojmë aftësitë e të rinjve në të menduarit kritik dhe krijues, duke i trajnuar ata në formatin e debatit British Parliamentary. Projekti përmban aktivitete trajnuese dhe një turne debati, të fokusuara në çështjet e gjelbërta, për të rritur ndërgjegjësimin e të rinjve për rëndësinë e çështjeve mjedisore në shoqëri, duke u bërë kështu vetë aktivistë të gjelbër.