Një grup i anëtarëve të Asamblesë Komunale nga Mitrovica e Jugut, së bashku me homologet e tyre nga Prishtina, Gjilani dhe Ferizaji, morrën pjesë në një seminar njëditor mbi 'avokimin në mbarë komunitetin për rritjen e qasjes së grave në punësim' në Prishtinë. Seminari synoi identifikimin e pengesave specifike socio-politike me të cilat ballafaqohen gratë e Kosovës lidhur me qasjen në mundësitë e punësimit. Një projekt-avokim i bazuar në komunitet dhe plan veprimi për të trajtuar llojet e ndryshme të diskriminimit me të cilat ballafaqohen gratë në tregun e punës është një nga rezultatet e menjëhershme. Instituti për Demokraci për Zhvillim (D4D), një nga organizatorët, do të sigurojë seanca mentorimi dhe trajnimi gjatë gjithë vitit për zbatimin e planit të veprimit. Ky event u mbeshtet Ambasada Norvegjeze në Prishtinë.
Lexo më shumë në:https://d4d-ks.org/en/activities/launch-increasing-womens-access-employment-project/
Organizatat:
D4D , Royal Embassy of Norway in Kosovo
Vendndodhjet: Prishtinë , Mitrovicë e Veriut , Gjilan , Ferizaj
Etiketat: #GENDER EQUALITY